Saturday, August 18, 2012

POEZI- BUJAR PLLOSHTANI


BUJAR PLLOSHTANI
POEZI

HENE E NGRENE MBI LIQEN

Trishtimi më hidhet mbi sytë e shkruar,
një pamje hënore më rrëzohet mbi lëkurën esmere.

Kam ftohtë,
më ngrin i ftohti porsi akull.

Mërdhihem,
streh nuk kam ku të ngrohem,
përballë liqenit i vetëm jam.

Vjeshtë e ftohtë,
shpirti im si hënë e ngrënë mbi liqen



MONASTIRET

Heshtin!
Por jo dhe kambanat!

Mure me gurë antike,
me figura të lashta mistike.

Brenda nuk hyn dielli,
ngrohen me zjarrin e qirinjve.

Betohen për mëkatet,
kryqëzohen përballë profetit të kryqëzuar.

Kube e lashtë,
e ngritur në formë vezake sipër qiellit.

Njerëzit kryejnë ritualet,
përgjërohen mureve,
dhe figurave brenda.



GJETH I ZVERDHUR


Vështroj një gjeth të zverdhur,
në mesin e gjithë gjetheve në degë.

Gjethi i zverdhur,
matanë dritares rri gjithë mllef.

Gjeth i heshtur, i thelluar në mërzi,
krejt indiferent përballë diellit rri.

Gjeth i zverdhur,
inteligjent, por i mynxyrshëm.

Njerëz nga mendja muf,
tallen, përbuzin, përqeshin gjethin.

Gjeth i zverdhur,
njerëz të zverdhshëm.



GURET

Gur i rëndë.

Nuk lëviz prej vendit,
gjoja bën inat.

Pasion i rrumbullakët,
i përhimtë, egoist i pashoq.

Brendësinë me xhelozi e ruan,
e ka mbështjell si të jetë me vakum.

Gur i rëndë,
i fortë, me formë enigmatike.

Mbrëmjeve në tokë,
fytyrën zbulon,
zbardhet paksa.

Gur i rëndë,
një inatçor i rrallë mistik.

No comments:

Post a Comment